Tottenhami dhe Leicesteri pas Thomas Strakoshës, por Lazio ka një plan tjetër

Portieri i Lazios, shqiptari Thomas Strakosha, me paraqitjet e tij të mira ka ngjallur interesimin e klubeve angleze si Tottenham Hotspur dhe Leicester City.

Strakosha dhe Lazio janë në vendin e dytë në Serie A dhe paraqitjet e tij kanë bërë që klubet angleze të shfaqin interesim.

Portieri prej më të mirëve në Serie A, ka kontratë me klubin deri në qershor të vitet 20202.

Thomas Strakosha (Photo by Marco Rosi/Getty Images)

Ajo që shqetëson më shumë është paga e tij e ulet, pasi paguhet 1.2 milion euro në sezon.

Lazio në anën tjetër dëshiron ta rinovojë kontratën deri në qershor 2025, duke ia rritur pagën në 2 milionë euro, sipas La Gazzetta dello Sport.

Thomas Strakosha dhe Silvio Proto

25-vjeçari u bashkua në akademinë e të rinjve Lazio në vitin 2012 dhe kaloi në ekipin e parë nga trajneri Simone Inzaghi.

Ardian H

Read Previous

PARALAJMËRIMI I FMN-SË PËR KRIZËN EKONOMIKE QË DO TË SJELLË PANDEMIA COVID-19

Read Next

TJETËR DITË E ZEZË NË SHBA, RRETH 2 MIJË VIKTIMA NË 24 ORË