Tottenham ndanë pikët me Sheffield

Tottenham Hotspur ka luajtur baras me skuadrën e Sheffield United.

Xhiroja e 12-të e Premierligës nuk ka siguruar më shumë sesa një pikë për Tottenham, të cilët luajtën 1:1 kundër Sheffield United, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me rezultatin e pastër 0:0, edhe pse skuadrat patën mundësitë e tyre.

Në pjesën e dytë, ishte fillimisht Heung Min Son ai që shënoi i pari, duke zhbllokuar rezultatin në minutën e 58’.

Përgjigja e Sheffield erdhi në minutën e 78’, me golin e realizuar nga George Baldock, shkruan lajmi.net.

Me këtë barazim, Sheffield qëndron në pozitën e pestë me 17 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve, kurse Tottenham Hotspur pozicionohet në pozitën 12, me 14 pikë.

Gazetari

Read Previous

Pas “S’ishte fat”, Leonora Poloska bashkëpunon me një artist

Read Next

Kurti në Gjermani: Kemi pasur ministri për diasporë, por jo diasporë në ministri