Topalli: Nuk kemi raste me COVID-19 në institucione lokale apo publike

Zëdhënësi i Komunës së Fushë Kosovës, Ali Topalli ka njoftuar se janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus në këtë komunë.

Tutje, Topalli ka treguar se këto janë raste individuale e jo familjare dhe se i njejti tha se nuk ka ndonjë informacion më të detajuar se a janë raste kontakti apo gjurmimi.

“Nuk kemi informacione se këto 7 raste të reja janë raste kontakti apo gjurmimi, dhe se këto raste të reja nga gjithsej 46 raste aktive në Fushë Kosovës, janë individuale e jo familjare”, tha Topalli në Dukagjin.

Ndërsa, sa i përket të të prekuve nëpër institucione, Topalli tha se nuk ka asnjë raste.

“Për fat të mirë nuk kemi raste të të prekurve të institucioneve lokale apo publike”, tha Topalli.

Ardian H

Read Previous

Bëhen 508 raste aktive me COVID-19 në Prishtinë

Read Next

Juventusi në epërsi kundër Genoas me gol fantastik