Tomë Gashi: Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit në kundërshtim me ligjin

Avokati Tomë Gashi ka thënë në RTV Dukagjini se askush nuk ka pritur që sot të bëhen aktakuza ndaj Thaçit e Veseli për shkak të vizitës së planifikuar të Thaçit në Uashington.

“Sido që të jetë është një lajm i keq për Kosovën, dhe për të gjithë shqiptarët në përgjithësi e veçanërisht lajm i keq për Kosovën dhe ish-ushtarët e UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

“Aktakuza e sotme që erdhi si një bombë është në kundërshtim me ligjin apo me rregullat e procedurës. Rregullat janë të tilla që gjyqtari ta shqyrtojë lëndën për gjashtë muaj dhe nëse gjen prova në fillim aktakuzën ja dorëzon personit të akuzuar e më pas bëhen publike emrat e tyre”, thotë avokati.

Gashi thotë se ne nuk kemi informata që aktakuza u është dorëzuar Thaçit e Veselit.

“Bërja publike e emrave të tyre pa vendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake përbën një shkelje të procedurës që nuk do të duhej të ndodhte”.

Avokati thotë se aktakuza mund të jetë bërë qëllimisht për shkak të takimit në Uashington.

“Nuk besoj se tashmë administrata amerikane do të takojë Hashim Thaçin pas kësaj aktakuze”.

Gashi thotë se nuk beson që Thaçi tashmë do të jetë pjesë e delegacionit në SHBA.

Ardian H

Read Previous

Gucati i veteranëve të UÇK’së: Haga gaboi që ngriti aktakuzë në kohë bisedimesh, Thaçi s’ka kryer krime

Read Next

‘Nëse i ka mbet një fije moral, Hashim Thaçi duhet të jap dorëheqje’