Tjetër aksident, 4 persona të plagosur, 2 prej tyre dërgohen me urgjencë drejt…

Mesditen e sotme katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksident në segmentin e Rrugës së Arbërit në vendin e quajtur Vajkal.
Një makinë Citroen me targa maqedonase SU 324 SB, e cila po udhëtonte drejt Tiranës ka dalë nga rruga, dhe si pasojë u plagosën rëndë 4 persona që ndodheshin në makinë.

Shkak i aksidentit mendohet të këtë qenë shpejtësia e madhe e drejtuesit të automjetit.

Të aksidentuarit ndodhen në apitalin e Bulqizës, ku dy prej tyre janë nisur me ambulancë në drejtim të Spitalit Ushtarak për mjekim më të specializuar.

Gazetari

Read Previous

Me një ‘selfie’ të nxehtë, Afërdita Dreshaj në fokus ka gjoksin

Read Next

Modelja shqiptare ju prezanton me babain, kështu e përshkruan atë