Sporte 

‘Tiks App’ vazhdon të tallet me tifozët e Kosovës – hapet faqja për shitjen e biletave, avazi i njëjtë – bllokadë dhe zero bileta

Kompania ‘Tiks App’, e kontraktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës, nuk është treguar aspak korrekte me futbolldashësit kosovarë.

Shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Angli duhej të bëhej më 12 nëntor (ditë e martë), ashtu siç ishte paralajmëruar nga ‘Tiks App’. Por, kjo punë shkoi ters, dhe nuk po gjen zgjidhje akoma, shkruan lajmi.net.

Në minutat e parë të fillimit të shitjes së biletave, sajti i ‘Tiks App’ pësoi një “goditje”, nga e cila nuk është rikuperuar akoma. Njohës të çështjeve kibernetike përgënjeshtruan kompaninë, duke zbuluar disa hile që ata kanë përdorur, për të shitur bileta për IP të caktuara, kurse për të tjerët, kanë bërë që faqja të duket jashtë funksionit.

‘Tiks App’ reagoi duke thënë se këto nuk janë të vërteta, dhe premtuan se biletat do të rikthehen në shitje. Një gjë e tillë ndodhi sonte, me fillim nga ora 21:30. Tifozët kërkuan bileta, por u përballen me bllokada kësaj radhe më të ‘modifikuara’ nga kompania e kontraktuar për shitjen e biletave.

Faqja ishte e hapur vetëm për të dhënë emailin dhe fjalëkalimin, por, opsioni për ‘kyçje’ nuk ishte në dispozicion për tifozët që kërkonin bileta, duke pamundësuar kompletimin e procedurës. 

Ky problem vonoi për pesë minuta, kurse pesë minuta më vonë, faqja u hap duke mos figuruar asnjë biletë në dispozicion.

Pyetja kryesore tashmë është: Si është e mundur që pa opsionin ‘Kyçu’, të jenë shitur të gjitha biletat, përbrenda pesë minutave? Kush i bleu biletat, nëse tifozët nuk patën çasje në to?

Kjo situatë nga tifozët në rrjetet sociale po cilësohet si ‘kamufllim’ për biletat e humbura, për t’u përdorur si arsyetim se biletat ‘e mbetura’ u shitën në pesë minuta. Por, askush nuk kishte akses, që do të thotë se biletat kanë qenë të shitura.

UEFA e medie të huaja po thurin lavde për tifozërinë e mrekullueshme të Kosovës, por ‘Tiks App’, pa hequr përgjegjësinë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës, po tallen me tifozët e Kosovës. 

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial