Lajme 

The Sun: Pas tërmetit në Shqipëri, frika për një cunam masiv në Mesdhe

Tabloidi britanik “The Sun”, i ka kushtuar një artikull situatës më të fundit në rajonin tonë, pas tërmetit tronditës në Shqipëri, i cili deri më tani numëron 47 viktima dhe mbi 600 të plagosur. Shkrimi është bërë nga gazetari Patrick Knox.

“The Sun” thotë se qytetet mesdhetare apo edhe ishujt mesdhetarë mund të përfshihen dhe shkatërrohen nga ndonjë cunam i madh, sepse nivele të rrezikshme të akumulimit sizmik në këtë zonë po ndërtohen – duke rrezikuar mega-tërmete nënujore. “The Sun” ka pyetur disa sizmiologë të cilët besojnë se tërmetet shkatërruese janë të afërt, pas lëkundjeve të fundit në Shqipëri dhe Bosnjë, si dhe duke përfshirë edhe qendra urbane si Athina dhe ishujt Grekë. Kujtojmë që një ditë më parë pati një tërmet të fortë edhe në Kretë. Greqia në veçanti është e prirur ndaj tërmeteve.

Profesori Akis Tselentis, i cili drejton Institutin e Gjeodinamikës në Observatorin Kombëtar të Athinës, tha për Sun Online.

“Ka zona të tilla si gryka e Korintit lindor, që kanë grumbulluar shumë energji sizmike, që duhet të lëshohet. Ne presim një tërmet atje me siguri në shkallën 6.5. Shqetësimi im i madh është ndonjë tërmet afër një qyteti, sepse kjo mund të ndodhë në vitet e ardhshme. Athina do të preket dhe me siguri edhe disa ndërtesa”, është shprehur Tselentis duke theksuar se nuk përjashtohet gjithashtu as kërcënimi i cunamit.

Me turizmin në shifra rekord – rreth 33 milionë të huaj vizituan Greqinë vitin e kaluar dhe me britanikët që ishin në krye të listave – Prof Tselentis thotë se rreziku i cunamit paraqet një kërcënim edhe më të madh.

“Edhe një cunam një metër i lartë mund të përbëjë një rrezik kur ishujt janë kaq të ngopur. Megjithëse janë të rrallë, ekziston një rrezik i vërtetë që mund të ndodhë edhe një tsunami në zonën e Egjeut kur është plot me turistë”, thotë Tselentis.

“The Sun” ka folur edhe me një tjetër sizmiolog të njohur grek. Profesor Ethymios Lekkas gjithashtu parashikoi se edhe tërmetet më të fuqishme ka të ngjarë të shkatërrojnë rajonin.

“Ne me siguri do të kemi një goditje të pasme në shkallën 5.9 (Richter) në orët ose ditët e ardhshme,” tha eksperti me qendër në Greqi, para se të shtonte se “gjithçka mund të ndodhë”, tha Lekkas.

Sizmologu shtoi se dëmet ka të ngjarë të jenë “të mëdha”, pasi shumë ndërtesa në “rajonet e varfëra janë në gjendje të keqe”.

“Kërcënimi po merret aq seriozisht, sa që në gusht dhjetë marinat kryesore kryen një stërvitje surprizë që synonte të merrej me shpëtimin e të plagosurve, nëse një tërmet do të shkaktonte një valë baticë vrastare që përfshinë komunitetet bregdetare”, shkruan the Sun.

Gazeta ka mësuar gjithashtu se shkencëtarët po planifikojnë të monitorojnë seksionet kryesore të detit Mesdhe, për të ndihmuar qendrat e paralajmërimit të cunamit, si dhe të zbulojnë shenjat e tërmeteve jashtë bregut.

Paralajmërimet vijnë pas tërmetit tragjik me madhësi 6.4, që tronditi Shqipërinë ditët e fundit, tërmet që shkaktoi dhjetra të vdekur dhe qindra të plagosur.

Shkencëtarët thanë se një tjetër tërmet gjithashtu tronditi Bosnjën me një epiqendër rreth 50 milje në jug të kryeqytetit Sarajevë, pas atij në Shqipëri.

Tërmeti në Bosnje – gjithashtu shokues – u vlerësua shumë më larg tronditjes që shkaktoi në Shqipëri, por mund të jetë shkaktuar nga ai, thanë ekspertët.

Jadranka Mihaljevic, drejtuese e sizmologjisë në Institutin për Hidrometeorologji në Mal të Zi, tha se vendet në Ballkan dhe në Evropën Jugore kanë një histori të gjatë të tërmeteve vdekjeprurëse.

“Ajo që ne po shohim tani është një sekuencë shumë e fortë, shumë e fuqishme e tërmeteve,” tha ajo.

Ndërtesat lart dhe poshtë bregdetit shqiptar janë dëmtuar shumë nga lëkundjet.

Në 1999, një tërmet me madhësi 7.6 vrau 17,000 njerëz në Turqi; dhe në vitin 2016, më shumë se 241 njerëz vdiqën në një tërmet me madhësi 6.2 ballë, në Italinë qendrore.

Një seri tërmetesh vdekjeprurëse shkatërruan gjithashtu rajonin në fund të viteve 1970, duke vrarë më shumë se 1.500 njerëz në Rumani më 1977, dhjetëra në Greqi në 1978 dhe qindra në 1979 në ish-Jugosllavi.

“Seria vdekjeprurëse 1977-1979 u pasua nga një periudhë e qetë ku energjia e re sizmike po grumbullohej,” shtoi Dr. Mihaljevic.

“Por pas 40 vjetësh sizmike relativisht të qetë, tërmetet e forta duket se janë rikthyer.”

Lëkundjet e forta në Shqipëri erdhën vetëm dy muaj pasi një tërmet me madhësi 5.6 plagosi dhjetëra njerëz dhe dëmtoi qindra shtëpi në të njëjtën zonë.

Zyrtarët dhe sizmologët thanë se tërmeti, më 21 shtator në Shqipëri, ishte më i fuqishmi që goditi vendin në 30 vjet.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare raportoi se tërmeti që tronditi pas atij 6.4 ballë, edhe Bosnjën e Greqinë, vetëm disa orë më pas, kur më herët tronditi Turqinë, tregojnë riaktivizimin e energjisë në zonën e lartë sizmologjie të brigjeve të Mesdheut.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial