Thaçi uron Era Istrefin dhe dy finalistët e Botërorit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë një urim pas përfundimit të ndeshjes së Kampionatit Botëror ku Kroacia u mposht nga Franca me rezultat 4:2.

Ai ka uruar Francën për triumfin në Kupën e Botës në futboll, Kroacinë që u radhit e dyta dhe këngëtaren shqiptare Era Istrefi, që performoi para zhvillimit të finales. “Urime për blutë e Francës! Një fitore fantastike! Urime për Kroacinë që jo vetëm se ëndërroi por edhe punoi shumë që ta arrinte ëndrrën. Urime edhe Era Istrefi për gëzimin që solle miliona tifozëve me performansën tënde! #WorldCupFinal2018”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Twitter”.

Gazetari

Read Previous

Ja Si Të Largosh Dhimbjen E Fytit Në Pak Orë, Pa Ilaçe. Ja 5 Metodat Natyrale

Read Next

Rrëzohet njëri nga lisat më të vjetër në Kosovë (VIDEO)