Thaçi s’e përmend kompromisin si zgjidhje përfundimtare me Serbinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka hequr fjalën kompromis kur ka folur për raundin e parë të dialogut për marrëveshjen përfundimtare të dialogut Kosovë-Serbi.

Ai, në një intervistë për “Deutche Welle” ka thënë se në takimet e radhës do të ketë edhe më shumë përfshirje të faktorëve tjerë.

Thaçi ka paralajmëruar se po përgatitet për Marrëveshjen Finale me Serbinë.

“Ky është takimi fillestar. Takimi i parë për fazën finale. Do të jetë një bazament për dinamikën e mëtutjeshme”, ka thënë ai.

“Mendoj se Kosova ka edhe vendosmëri, edhe përgjegjësinë për këtë proces. Ky është proces që u takon të gjithëve”, ka thënë ai.

“Do të jemi të bashkuar në fazat e ardhshme. Do të mund të arrijmë një marrëveshje përfundimtare. Pa normalizim të raporteve tona askush nuk do ta na mirëpres, as Kosovën dhe as Serbinë”, ka thënë ai.

“Kosova nuk ka arsye për të bërë lëshime”, ka shtuar ai.

“Konflikti i ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka stagnu. Është rrezik për konflikte të reja”, ka shtuar ai.

Gazetari

Read Previous

Limaj thotë se Nisma është e gatshme për të marrë pjesë në dialog me Serbinë

Read Next

Shfaqja shkodrane “Lufta dhe paqja pa pilaf”, fituese e Festivali Tradicional i Komedisë Shqiptare në Mitrovicë