Thaçi nominon Kurtin, takohen dy armiqët e përbetuar

Procesi drejt formimit të qeverisë së re të Kosovës sot e bëri hapin e parë. Me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, e nënkryetarëve, tash procesi mbetet në dorë të presidentit Hashim Thaçi e kreut të LVV-së, Albin Kurtit, raporton Gazeta Express.

Zhvillime interesante ka sjellë sot seanca konstituive ku partitë që negociuan për koalicion shkuan pa marrëveshje.

LVV e shfrytëzoi një premtim të LDK-së se do t’ia votojnë propozimet duke nominuar për kryetar të kuvendit, Glauk Konjufcën. Gjithashtu kjo parti propozoi edhe nënkryetarin e parë.

Konjufca bëri përmbylljen e kësaj seance, derisa, loja për formimin e qeverisë ka kaluar te partia e parë e dalë nga zgjedhjet LVV, e presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të dy këta të njohur mirë për marrëdhënie jo të mira me njëri tjetrin.

Pak minuta më vonë, Hashim Thaçi kërkoi përmes një shkrimi në Facebook që të zgjedhurit e popullit, t’i lënë anash interesat politike dhe të punojnë për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të Kosovës.

Gazetari

Read Previous

Kurti pas konstituimit të Kuvendit: Jemi të interesuar për marrëveshje me LDK-në

Read Next

Mbërrini bora në Kosovë