Thaçi: Nga Veriu po vijë më i relaksuar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë detaje lidhur me vizitën e tij të sotme në veri të vendit gjatë së cilës qëndroi edhe në Liqenin e Ujmanit.

Ai gjatë një adresimi në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë njoftoi se ka vizituar edhe pikën kufitare në Bërnjak ku është takuar me forca të rendit dhe doganierët e kësaj pike.

‘Vizitova edhe liqenin e Ujmanit, ky aset i fuqishëm i Republikës së Kosovës në sektorin energjetik dhe atë bujqësor po edhe një vend i mrekullisë natyrore që e bekoi Zoti.’ – ka thënë presidenti Thaçi.

Thaçi të pranishmëve u ka kërkuar falje për vonesën duke thënë se ka ardhur nga Veriu i vendit më i relaksuar.

Gazetari

Read Previous

Veseli: Është fat i mirë që disa të shkojnë nga PDK-ja

Read Next

Kurti: T’i themi mjaft akrobatit Thaçi