Thaçi më 2015: Ta themelojmë Gjykatën Speciale, do të ishte me interes për Kosovën

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli. Aktakuza pretendon se Thaçi dhe Veseli dyshohen se janë përgjegjës për vrasjen e 100 personave. Në njoftimin nga Haga thuhet se një gjykatës i procedurës paraprake është duke e shqyrtuar aktakuzën dhe do të marrë vendim nëse do ta konfirmojë atë.

Thaçi, sa ishte zëvendëskryeministër, kishte deklaruar se themelimi i Gjykatës Speciale do të ishte në interesin e Kosovës.

Jemi mes dy mundësive. Mundësia e parë, që ta themelojmë vet Gjykatën Speciale, që do të ishte me interes për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. E në anën tjetër, mundësia që të mund të na imponohet – në rast të dështimit tonë të dytë, – themelimi i Gjykatës nga Këshilli i Sigurimit, që do të kishte një kosto të lartë edhe politike, edhe kombëtare, edhe shtetërore për Kosovën, sepse në rastin e Këshillit të Sigurimit do të përfshiheshin edhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës”, kishte deklaruar Thaçi për Top-Channel.

Intervista e Thaçit (2015):

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi beson ende se Kosova do ta miratojë formimin e Gjykatës Speciale, edhe pse në seancën e fundit deputetët e partisë së tij votuan kundër saj.

Në një intervistë për Top Channel, kryediplomati kosovar tha se, rezultati i votimit erdhi pas një debati të gjatë në Kuvend, ndërsa u shpreh i bindur se, në votimin e radhës, Kuvendi do të miratojë ndryshimet kushtetuese.

“Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar një debat shumë aktiv, dinamik dhe të gjallë. Një debat, që ka çuar drejt një votimi me shumicë në favor të themelimit të Gjykatës Speciale. Rezultati ishte ai që e panë të gjithë. Votimit i së premtes ishte dëshpërues dhe zhgënjyes, por ne kemi mbajtur një mbledhje të Qeverisë së Kosovës dhe kemi rënë dakord që të riprocedojmë, në mënyrë që të kemi një mundësi tjetër. Shpresoj që kjo çështje do të tejkalohet, do të riprocedohet dhe do t’i kemi votat e mjaftueshme për të themeluar Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme.

Që nga shpallja e pavarësisë dhe hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës nuk ka pasur ndonjë praktikë, që një amendament kushtetues, i cili nuk merr dy të tretat e votave, të riprocedohet sërish në Kuvend. Prandaj, Thaçi tha se po shikojnë mundësitë ligjore, por edhe konsensusin me ndërkombëtarët e grupet e tjera parlamentare, për të proceduar sërish.

“Ka mbetur që ekspertët ligjorë të konsultohen mes tyre, por edhe me autoritetet e Kuvendit të Kosovës, gjithashtu dhe me partnerët strategjikë të Kosovës, në mënyrë që të kemi një agjendë të qartë. Radhën tjetër, kur të caktohet seanca e Kuvendit të Kosovës, të ketë qartësi edhe më të madhe, të ketë konsensus edhe më të madh ndërpartiak, si dhe një harmonizim edhe më të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës.

Thaçi shtoi se formimi i Gjykatës Speciale nga ana e Kosovës duhet parë edhe si një veprim diplomatik, ku Kosova pret që së shpejti të avancojë në integrimin evropian dhe të marrë rekomandimin për liberalizimin e vizave, ndërsa në rast të dështimit, ai parashikon kosto të lartë politike për vendin.

“Jemi mes dy mundësive. Mundësia e parë, që ta themelojmë vet Gjykatën Speciale, që do të ishte me interes për Kosovën dhe të ardhmen euroatlantike të vendit tonë. E në anën tjetër, mundësia që të mund të na imponohet – në rast të dështimit tonë të dytë, – themelimi i Gjykatës nga Këshilli i Sigurimit, që do të kishte një kosto të lartë edhe politike, edhe kombëtare, edhe shtetërore për Kosovën, sepse në rastin e Këshillit të Sigurimit do të përfshiheshin edhe kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës”, tha Hashim Thaçi, zv.kryeministër i Kosovës.

Ardian H

Read Previous

Abazi: Hoti – kryeministër ‘kukull’, s’mund të dialogojë në emër të Kosovës

Read Next

Edi Rama thotë se është i indinjuar nga aktakuza ndaj Thaçit, do të shprehet nesër publikisht