Thaçi kujton masakrën e Dubravës: Forcat serbe vranë të burgosurit shqiptarë duarlidhur

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar masakrën e Dubravës, për të cilën ka thënë se është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë.

Ai shkruan se edhe sot e kësaj dite “ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Këto ditë po përkujtohet masakra e kryer në burgun e Dubravës, ku para 21 viteve forcat policore dhe ushtarake serbe vranë disa ditë me radhë të burgosurit shqiptarë duarlidhur.

Masakra e Dubravës është shembulli më tipik se deri në çfarë niveli çnjerëzor shteti serb i Millosheviqit zbatoi doktrinën e tokës së djegur në Kosovë, planin e spastrimit etnik, masakrat kudo nëpër Kosovë, dhunimet, vrasjen e fëmijëve dhe dëbimin e më shumë se gjysmës së popullatës shqiptare.

Edhe sot e kësaj dite ende nuk dolën para drejtësisë vendore ose ndërkombëtare autorët e krimeve. HTH

Fitore H

Read Previous

Kisha e Berlinit hap dyert për besimtarët muslimanë

Read Next

Klubi gjerman evitoi një aksident të rëndë derisa po udhëtonte për ndeshje