Thaçi dekoron Hashim Halitin me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, Hashim Halitin, një prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili kishte vdekur me 7 dhjetor të vitit të kaluar.

Presidenti Thaçi ka thënë se familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare, transmeton lajmi.net.

“Me urdhrin “Luftëtar i Lirisë – Adem Jashari”, pas vdekjes, e dekorova Hashim Halitin, një prej luftëtarëve të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hashim Haliti ishte zëvendëskomandant i Brigadës 112 “Arben Haliti” dhe më vonë edhe Shef i Sektorit për Operacione në Zonën e Drenicës.

Familja Haliti ka dhënë kontribut të çmuar në luftën tonë çlirimtare”, ka shkruar presidenti Thaçi.

Gazetari

Read Previous

Chelsea në janar transferon sulmuesin gjerman

Read Next

Drejtpërdrejt nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës