Thaçi: Ahmet Krasniqi i bashkoi të gjithë në luftë, sikurse edhe ne sot në Prishtinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ngritur lartë kontributin e heroit të kombit Ahmet Krasniqit si dhe të Qazim Jakupit, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre si dhe rivarrimit të tyre në Kosovë.

Presidenti i vendit pati fjalë të mëdha për kontributin e dhënë të Krasniqit dhe Jakupit ndërsa ka theksuar se ky proces që ndodhi sot është i vonuar.

Veç tjerash në ceremoninë komemorative në nder të rivarrimit të eshtrave, Presidenti i vendit ka nderuar me medalje Ahmet Krasniqin si dhe ka shpallur hero po ashtu edhe Qazim Jakupin:

”Si president i Republikës së Kosovës duke qenë në përgjegjësitë e mia kushtetuese dhe ligjore, dua ta falënderoj ministrin Berisha për këtë që po ndodh sot megjithëse vepër shumë e vonuar”.

”Ahmet Krasniqi siç i bashkoi të gjithë në luftë, i bashkoi të gjithë edhe sot në Prishtinë”, tha ai.

Gazetari

Read Previous

Vuçiq: Nuk ka forcë që më detyron ta njoh pavarësinë e Kosovës

Read Next

BE ende pa datë për takimin e radhës Thaçi-Vuçiq në Bruksel!