Tërrnava: Nuk falet namazi i Bajramit, pezullohen të gjitha ritet për 10 ditë

Myftiu i Kosovës Naim Tërnava ka njoftuar se nesër nuk do të falet Namazi i Bajramit të Vogël nëpër xhamitë e Kosovës.

Tërnava pas mesazhit për festën e Kurban Bajramit, ka thënë se BIK’u ka marrë vendim që të pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël, raporton Gazeta Express.

“Bashkësia Islame duke e analizuar situatën e cila po mbretëron në Kosovë e goditur nga virusi, edhe në mbledhjen e fundit të kryesisë u diskutua rreth këtij problemi. BIK’u lajmëron të gjithë besimtarët se nesër pezullohet falja e Namazit të Bajramit të Vogël dhe për 10 ditë rresh pezullohen faljet dhe ritet nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës”, ka thënë Tërnava./Express/

Fitore H

Read Previous

Hajnat vjedhin para nga xhamia në Hajvali

Read Next

Hoti për samitin e djeshëm me Këshillin Atlantik: S’ka minishengen ballkanik