Temperaturat në fundjavë shkojnë deri 23 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë vikend.
“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-23gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje, por duke i ruajtur vlerat e normales.

Në njoftim, gjithashtu thuhet se sipas parashikimeve të IHMK-së, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Gazetari

Read Previous

MONOTEIZMI, ZANAFILLA, QËLLIMI DHE RËNDËSIA E TIJ

Read Next

Veseli: Ta ruajmë të pastër e të pacënuar kujtimin e këtyre heronjve, sepse kështu e ruajmë lirinë tonë