Teatri i Qytetit të Vushtrrisë shfaqë komedinë “Nuk do të paguajmë”

Të premten në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë do të jepet premiera e komedisë “Nuk do të paguajmë”, e autorit Dario Foo, shfaqeje kjo e realizuar nga Teatri i Qytetit të Vushtrrisë.

Regjinë e komedisë  “Nuk do të paguajmë” e ka realizuar regjisori Besar Zahiti, ndërsa do të luajnë aktorët e Teatrit të Qytetit të Vushtrrisë, Donika Zeqiri, Butrint Lumi, Ekrem Smajli, Blerina Veseli dhe Besart Bunjaku. Muzika dhe ndriçimi janë janë bërë nga Deniz Verbovci kurse dizajni dhe skenografia nga Diegjen Perquku.

Permiera e shfaqjes “Nuk do të paguajmë” të të realizohet në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, të premtën më 6 dhjetor duke filluar nga ora 19:00. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

Hoxha nga Shkupi: Skënderbeu nuk ka lidhje me 28 nëntorin (Video)

Read Next

Ndërtesa 6-katëshe në Durrës ‘zhduket’ për pak sekonda