Të shtënat në Blackburn: Pesë të akuzuar për vrasjen e studentes Aya Hachem

Pesë persona janë akuzuar për vrasjen e një studenteje të drejtësisë në një sulm me makinë në Blackburn.

Aya Hachem, 19 vjeç, vdiq kur të shtënat e qëlluan nga një makinë e cila kalonte anedej pari të dielën.

Feroz Suleman 39 vjeç, Abubakir Satia 31 vjeç, Uthman Satia 28 vjeç, Judy Chapman 26 vjeç dhe Kashif Manzoor 24 vjeç, u paraqitën në Gjykatën e Magjistraturës së Prestonit.

Ata gjithashtu janë akuzuar për vrasjen në tentativë të personit të synuar Pashar Khan, mori vesh gjykata.

Pesë personat u mbajtën në paraburgim për t’u paraqitur në Gjykatën e Prestonit të Mërkurën.

Një urdhër mbylljeje u dha për biznesin e Z. Suleman, Gomat RI, deri në tre muaj pas një kërkese nga Policia Lancashire.

Prindërit e zonjës Hachem kanë shkruar për të si “vajza më e besueshme”, e cila “ëndërroi të bëhej avokate”.

“Ne jemi shkatërruar absolutisht nga vdekja e saj dhe dëshirojmë të shfrytëzoj këtë mundësi për t’iu përgjëruar anëtarëve te publikut që mund të kenë ndonjë informacion sado të vogël të mund t’i sjellë ata që janë përgjegjës para drejtësisë”, thanë ata.

Katër persona të tjerë të arrestuar si pjesë e hetimit janë lënë të lirë nën hetim, ndërsa një burrë 22 vjeç, nga Blackburn, i cili u arrestua të Premten me dyshimin për vrasje dhe përpjekje për vrasje, u la i lirë pa akuzë./Vizioni.info

Ardiana K

Read Previous

Misteri i “Zyrës 39”, organizata nëntokësore që mban gjallë Kim Jong-un

Read Next

Rinisja e Premierligës më 12 qershor vlerësohet e pamundur