Bota Lajme 

Të paktën 13 persona vdesin nga tajfuni Fanfone në Filipine

Tajfuni Fanfone ka vrarë të paktën 13 persona në Filipine, duke lënë gjurmë të mëdha shkatërrimi në qendër të këtij shteti.

Stuhia ka prekur disa ishuj me erëra deri në 190 kilometra në orë, duke dëmtuar shtëpi dhe linjat e energjisë elektrike.

Shumë persona thuhet se janë zhdukur, derisa mijëra të tjerë janë bllokuar teksa kanë tentuar të shkojnë nëpër shtëpi për Festën e Krishtlindjes.

Fanfone ka përfshirë rajonet në afërsi që janë prekur nga tajfuni Haijan më 2013, njëherësh stuhia më e fuqishme që ka ekzistuar në këtë vend.

Më shumë se 6,000 persona patën vdekur në nëntor të atij viti, duke e kthyer atë tajfun në më vdekjeprurësin në Filipine, transmeton rel.

Tajfuni Fanfone ka zbarkuar në orët e vona të së martës, mirëpo ka vazhduar të zgjerohet edhe nëpër rajone tjera në ditët në vijim.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial