Të martën lansohet agjenda ‘Drejtësia 2020’

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë me dije se nesër ( e martë) do ta lansojnë agjendën “Drejtësia 2020”, e cila ka për qellim fuqizimin e shtetit të së drejtës.

“Pas një angazhimi një vjeçar në kompletimin e legjislacionit dhe përkushtimit ndaj komponentëve të rëndësishme si parakusht për fuqizimin e Shtetit të së Drejtës, nesër do të lansojmë agjendën ‘Drejtësia 2020’. Në dy vitet e ardhshme, institucionet e sistemit të drejtësisë, gjithsecili në veprimtarinë e vet dhe brenda përgjegjësive kushtetuese, duke respektuar në plotëni pavarësinë, neutralitetin dhe ndarjen e pushteteve, do të koordinohen për ta përmbyllur tranzicionin në sistemin e drejtësisë dhe për t’i siguruar atij kursin e progresit afatgjatë dhe të qëndrueshëm”.

“Agjenda ‘Drejtësia 2020’ që do të ketë partner të fuqishëm Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë si dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do të jetë angazhimi më i madh që ka ndodhur nga institucionet vendore për ta materializuar shtetin ligjor, efektet e të cilit, qytetarët do t’i ndjejnë në përditshmërinë e tyre”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Gazetari

Read Previous

Një person i lënduar nga erërat e forta në Prishtinë

Read Next

Edhe katër ditë fushatë për referendumin për emrin e Maqedonisë