Të infektuarit nga Mamusha janë familjarë të punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, ka thënë se rastet e fundit në këtë komunë janë raste kontakti, familjarë të punëtorëve shëndetësorë të QKMF-së, të cilët kishin dalur pozitiv ditë më parë.

Krasnic thotë se 7 nga 8 të infektuarit janë raste kontakti, ndërkaq vetëm një është rast i ri i cili është lajmëruar në QKMF pas simptomave të shfaqura.

“Po, prej tyre 7 janë raste të kontaktit, janë familjarë të punëtorëve të QKMF-së. Vetëm një është rast i ri, i cili ka kërkuar ndihmë në QKMF”, ka thënë Krasnic në Dukagjin.

Ndërkaq, deri më tani në Komunën e Mamushës janë shënuar 33 raste me koronavirus.

Ardian H

Read Previous

Ministrja e Financave: Shumë shpejtë do të bëhet ekzekutimi i parave nga Pakoja Emergjente

Read Next

Rënie e numrit të rasteve me koronavirus në Prishtinë, nesër testohen vetëm tre persona