Të hyrat e Qeverisë për tre muajit e parë të vitit 2018 ishin 408.5 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), publikon Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2018).
Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2018 ishte 408.5 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 63% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 413.5 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (35%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%), dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve. /Lajmi.net/

Gazetari

Read Previous

Bllokohen mijëra euro në portin e Durrësit

Read Next

Në këtë moshë mashkulli është ‘bishë’ në shtrat