Të hënën administrata e Komunës së Vushtrrisë fillon punën në objektin e ri

Që nga e hëna punëtorët e administratës së Komunës së Vushtrrisë do të fillojnë punën në obkejtin e ri. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, përcjellë Vizioni.info.

“Objekti i ri ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe sigurisht shërbime më cilësore administrative për qytetarët. Objekti i ri i komunës është donacion nga Bashkimi Evropian. Organizimi i brendshëm është punë e përbashkët e adminstratës komunale”, ka thënë ndër të tjera kryetari Tahiri, duke kujtuar se Drejtoria për kadastër dhe pronë mbetet në të njejtat hapsira ku ka qene deri me tani.

Për më shumë lexoni postimin e kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri:

Të dashur qytetarë,

Nga nesër administata e komunës fillon punën në objektin e ri. Drejtoria për kadastër dhe pronë mbetet në të njejtat hapsira ku ka qene deri me tani.
Pa diskutim Vushtrria nga nesër ka objektin me modern të administratës komunale.
Objekti i ri ofron kushte më të mira të punës për punëtorët e administratës dhe sigurisht shërbime më cilësore administrative për qytetarët.
Objekti i ri i komunes është donacion nga Bashkimi Evropian. Organizimi i brendshëm është punë e përbashkët e adminstratës komunale.
Dua të falënderojë të gjithë, sidomos Drejtorinë për Administratë dhe Drejtorinë për Urbanizëm, për një organizim të shkëlqyeshëm të shërbimeve brenda objektit.
Urime.

Gazetari

Read Previous

Deschamps për Francën: Ekip i ri në maje të botës

Read Next

Kryeministri ngushëllon familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët për vdekjen e kapiten Sejdi Krasniqit