Taylor Swift dhe Ariana Grande ndihmojnë fansat e tyre që humbën vendet e punës pas përhapjes së coronavirusit

Dy nga yjet e muzikës pop, Taylor Swift dhe Ariana Grande, po u rikthehen fansave të tyre pasi pandemia coronavirus ka lënë shumë njerëz në botë pa punë dhe pa pagesa.

Numri i amerikanëve që janë paraqitur pa punë u rrit në mbi 3.2 milionë javën e kaluar dhe këngëtaret nuk hezituan t’i ndihmonin fansave të tyre, marrë parasysh ankesat në rrjetet sociale.

Sipas People, Swift, 30-vjeçare, dhuroi 3,000 dollarë për dy nga fansat që shprehën problemet e tyre financiare këtë javë.

Një fanse besnike e Swift, Samantha Jacobson, e cila punonte si një kamariere në Florida, tha se ajo mbeti pa të ardhura pasi ia mbyllën vendin e punës.

Kur Swift befasoi fansen me një dhurim prej 3000 dollarësh, Jacobson tha që ajo mbeti ‘pa fjalë’.

“Nuk mund ta besoja dikë që unë e kisha shikuar dhe e dua dhe e respektoja për kaq shumë kohë ka bërë një gjë të tillë për mua”, ka thënë ajo për People.

Burimi shton se edhe Grande ka ndihmuar më shumë se 20 fansat pasi janë mbyllur të gjitha lokalet në Amerikë.

Kontributet e Swift dhe Ariana vijnë pak më shumë se një javë pasi këngëtarët përdorën platformat e tyre publike për të nxitur fansat që të qëndrojnë në shtëpi, në mënyrë që të mbrojmë më shumë veten e tyre. /Telegrafi/

0 Reviews

Write a Review

Fitore H

Read Previous

Chelsea do t’i shesë lojtarët Emerson e Moses

Read Next

BE-ja shënon 25-vjetorin e marrëveshjes së Shengenit me kufij të mbyllur