Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë, vjen në jetë Klevis

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka, është bërë sot (e mërkurë) baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.

Lajmin e ka bërë të ditur vet futbollisti Xhaka, përmes një fotografie të vogëlushit të porsaardhur në jetë, të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Mirësevjen në botë engjulli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka”, kanë qenë fjalë e Taulantit në mbishkrimin e fotografisë.

Ndërkohë, të shumta kanë qenë urimet për ardhjen në jetë të djalit që dyshja kanë pranuar nga ndjekësit në hapësirën për komente.

Kujtojmë që çifti Xhaka e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të këtij viti. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

“IMITUESI” I ALBIN KURTIT, GAZMEND GJYSHINCA FLET SI KRYETAR I VV-SË, NUK LË HAPËSIRË PËR KOMPROMIS

Read Next

Metallica shfaqin koncertet e tyre falas në Facebook dhe YouTube për t’i argëtuar publikun në vetë-izolim