Talenti i Lyon: “Ëndrra ime është të luaj për Real Madridin”

Cherki ëndërron që ta veshë fanellën e Real Madridit

Talenti 16 vjeçar i Lyon, Rayan Cherki, i ka befasuar të gjithë në Francë.

Në një intervistë për Lyon TV, klub në të cilin luan, 16 vjeçari, zbulimi i këtij sezoni, mori guximin të thotë se ëndërron të luajë për Real Madridin.

“Ëndrra ime është që të luaj në Real Madrid”, tha ai.

Natyrisht, kjo nuk u prit mirë në Francë, për shkak se e tha në TV e klubit të tij, por Cherkin s’do ta ndalë asgjë për ta realizuar ëndrrën.

Edhe pse vetëm 16 vjeçar, ai ka bërë këtë sezon 12 paraqitje me ekipin e parë të Lyon, duke shënuar 3 gola. /Gazeta Express/

0 Reviews

Write a Review

Fitore H

Read Previous

Kryetari i Vushtrisë akuzon Institutin se i vonoi 6 ditë rezultatet për koronavirus

Read Next

Mesfushori i Kombëtares nga karantina: “E kam përmirësuar Lilajn në play station”