Takohen Thaçi, Haradinaj e Veseli, diskutojnë për dialogun me Serbinë

Sot në orët e mëngjesit janë takuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj si dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Në këtë takim Telegrafi mëson se është diskutuar për koordinimin lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi është mbajtur në Zyrën e presidentit.

Ndryshe, sot në orët e mëngjesit Zyra e përfaqësues së lartë të BE-së, Federica Mogherini ka bërë të ditur se takimi i radhës ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbahet më 18 korrik në Bruksel.

Gazetari

Read Previous

Gold AG tregon për herë të parë çka e ka Encën

Read Next

Japoni, numri i të vdekurve nga përmbytjet rritet në 195