Tahiri: Vushtrria, qyteti që po ndryshon për të mirë

Pas një pune të madhe në menaxhimin e mbeturinave dhe ofrimin e mundësive dhe kushteve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e ambientit, Komuna e Vushtrrisë së bashku me GIZ-in gjerman, kanë bërë shpërndarjen e kontejnerëve për kompostim të mbeturinave organike.

“Në kuadër të reformave për menaxhimin e mbeturinave në Komunë, me përkrahjen e GIZ gjerman, sot në fshatin Bukosh të Vushtrrisë çdo shtëpie i është shpërndarë kontenjer për kompostim të mbeturinave organike. Ky është edhe një projekt tjetër inovativ me benefite të mëdha për qytetarët”, ka thënë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai ka shtuar se deri më tani shtrirja e shërbimit të mbeturinave është bërë në tërë territorin e Komunës dhe po përkrahet masivisht nga qytetarët. /Vizioni.info/

Gazetari

Read Previous

A keni parë ndonjëherë të bie kaq shumë breshër? (Video)

Read Next

Deputetët bllokojnë Kuvendin