Tahiri: Protagonizmi i padrejtësisë me “drejtësi politike” nuk do ta ndalë Kosovën dhe çlirimtarët

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë themelues të Ushtrisë Çlirimtare e cila me luftë të drejtë, frenoi gjenocidin e Serbisë dhe vendosi Kosovën në trajektoren e pandalshme drejt lirisë e shtetformimit.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë krejtësisht njerëz të zakonshëm por me emrat dhe veprat e tyre lidhet e merr formë kauza kombëtare për çlirim përfundimtar nga pushtimi i Beogradit.

Këtë përmasë nuk ua zhbën dot as Moska, as Beogradi dhe as sponzoruesit e protagonizmit.

Hashim Thaçi e Kadri Veseli dhe mijëra bashkëluftetarë që u rreshtuan me ta për çlirim e pavarësi, janë e do jenë të palëkundur në materializimin e plotë të Republikës së Kosovës, ëndrrës së përjetshme të dhjetra brezave”, shkruan ai.

Deputeti tutje thotë se protagonizmi i padrejtësisë me “drejtësi politike” nuk do ta ndalë Kosovën dhe çlirimtarët e saj për ta jetësuar këtë ëndërr, përkundër armiqve e përkundër sponzoruesve të tyre.

“Pra, ajo çfarë ka nisur nga një mercenar i paguar nga Rusia e i furnizuar nga Beogradi, tashmë po merr vulë nga “pseudodrejtësia” e sponzoruar nga Bashkimi Evropian. Nuk është habia me suksesin e Moskës e Beogradit për t’i shitur aty ku blihen e shiten si të vërteta, gënjeshtrat e sheshta, por habia është me një drejtësi të këtillë që këtyre fabrikimeve iu jep peshë e i merr në konsideratë”, përfundon Tahiri.

Fitore H

Read Previous

Petritsch: Kam punuar që të ketë Gjykatë, Thaçi të japë dorëheqje si Haradinaj më herët

Read Next

Hoti nga Brukseli: Vendimet e drejtësisë duhet të respektohen, dialogu nuk ka alternativë