Letërsi 

ANIJA PREJ LETRE

Shkruan Blerina Tërbunja: ANIJA PREJ LETRE Mora mbulojen e kuqe, e hodha sipër krahëve dhe mora rrugën për tek jeshilët. U ula në tavolinen afër dritarës. Nga dritarja shihet teatri. Aq bukur duket sonte, i paskan vnu dritat jeshile. Për pak më hupi sensi i kohës, harrova se jemi në Pranverë. Qesha nëpër dhëmbë, nisa me i numërue ditët… e enjtë, e premtë, e shtunë… uf shumë gjatë, më humbi durimi dhe lotët më rodhën mollëzave. Qeshë e qajë, dhimbjen time. Shikimin e hodha në dritare, duart mbi tavolinë, kokë e vendosa…

Lexo më shumë
Letërsi 

Çaste poetike nga Blerina Terbunja: (ZH)BLEROJ

Sot në këtë ditë të trishtë me shiun që bie pa ndal kam humbur në qiellin e mbyllun në të hirtë e kot po i vardisem diellit që leu pas resh Buzët hapën ngadalë kur shiu pikën si ilaç në të çarat e mallit që janë plagë shpirti të reflektume e nuk më kupton më dot as imagjinata ime Nesër dhe një ditë e re për mue njësoj si përditë i hap dritaret e dhomës në mjesin e hershëm me kangë verore sërish ulem në terasën e shtëpisë me teleskopin…

Lexo më shumë
Letërsi 

Blerina Tërbunja; Të pashë në andërr

ANDËRR Të pashë në andërr u takuam sërish (nuk të përqafova) ti erdhe me hapat e tu të qeshur më dhe dorën për të më përshendetur sikur një të huaj që e takon së pari (Kishe ndryshuar tashmë) nuk kishte emocion në përshendetjen tonë të zakonshme tërë guxim me pe në sy dhe ishe martuar me dikë tjetër Unë si e marrë u shkriva nga bukuria yte nuk mund ta kontrolloj dot vetën pa më pyetur këmbët më sollën sërish në dyqanin tënd përderisa u ula pranë teje ti s’më…

Lexo më shumë
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial