Surroi për aktakuzën e Speciales ndaj Thaçit: Fillim dramatik i çkapjes së shtetit

Aktakuzën e Prokurorisë Speciale kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit, publicist Veton Surroi po e sheh si një fillim dramatik për çlirimin e shtetit nga kapja.

Një koment të tillë Surroi e ka bërë dje derisa ka shpërndarë njoftimin e Prokurorisë Speciale për aktakuzën.

“Një fillim dramatik i çlirimit nga kapja e shtetit”, ka shkruar Veseli.

Përveç Thaçit dhe Veselit, Prokuroria akuzon edhe nëntë persona të tjerë, emri i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.  Pos akuzave për vrasje, aty ka edhe akuza të tjera për rrahje, torturë e të tjera.

Surroi, prej vjetësh ka dallime politike me presidentin Hashim Thaçi.Ai madje kishte shkruar edhe një libër “Këmbët e Gjarprit”, e cila fliste kryesisht për Hashim Thaçin dhe rrugëtimin e tij në politikë, nga këndvështrimi i Surroit.

Fitore H

Read Previous

Zemaj dhe Sejdiu kërkojnë nga spitalet rajonale trajtimin e pacientëve me Covid

Read Next

Dy zëvendëskryeminisrat që patën probleme ku të ulen në Qeveri shoqërojnë Hotin në Bruksel