Sulmohet nga peshkaqeni, 16 vjeçari rrëfen momentin e frikshëm

Një 16 vjeçar nga Karolina e Veriut i mbijetoi një sulmi të peshkaqenit javën e kaluar, duke e lënë atë me gati 40 plagë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nick Arthur nga Oak Ridge, po shijonte një ditë në plazhin e Cape Hatteras me familjen e tij, kur edhe i ndodhi incidenti.

Ai ishte duke lozur me valët në një breg, dhe vetëm në një çast ai sulmohet nga peshkaqeni, tha Shërbimi i Parkut Kombëtar.

“Nuk e dija se çfarë po ndodhte në ato momente, u përpoqa të ngre këmbën lart dhe vetëm kur pashë që peshkaqeni e kishte kapur këmbën time”, rrëfen ai. /Telegrafi/

Ardian H

Read Previous

Edi Rama thotë se është i indinjuar nga aktakuza ndaj Thaçit, do të shprehet nesër publikisht

Read Next

Për vrasjen e kujt po akuzohen Thaçi e Veseli nga Specialja