Stuhia e hedh në rrugë çatinë e një objekti në Ferizaj

Gjatë pasdites së sotme në Kosovë u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme e cila filloi nga Drencia dhe vazhdoi trajektoren nga juglindja përgjatë Ferizajt dhe Vitisë, duke u zhvilluar më tutje.

Sipas matjeve jozyrtare të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, përgjatë Ferizajt dhe Vitisë u regjistruan mbi 1 mijë rrufe.

Moti i keq që mbretëroi sot në qytetin e Ferizajt duket se ka shkaktuar dëme te banorët e fshatit Sojevë.

Në një video të publikuar nga një banor i këtij fshati, shihet se nga stuhia e fuqishme, çatia e një objektit ka përfunduar në rrugë.

Përveç stuhisë e rrufeve, banorët e Ferizajt patën telashe edhe me rrugë. Nga reshjet e mëdha të shiut u shkaktuan përmbytje në rrugët e këtij qyteti të cilat u bënë gati të pakalueshme nga veturat

Ardian H

Read Previous

Hyseni: SHBA’ja, fuqimisht e angazhuara në bisedimet Kosovë–Serbi

Read Next

Gëzimi që i gëzoi katër gëzime për Bajram