Stresi po ndikon negativisht në seks, ja çfarë thonë terapistet e kësaj fushe

Stresi është një problem shumë i zakonshëm që shumë prej nesh e përjetojmë në një moment në jetën tonë, po ashtu si ndikon në shëndetin tonë mendor, gjithashtu mund të ketë ndikim në jetën seksuale, sipas një studimi

Nga një ditë e vështirë në punë e deri në afatet e provimeve dhe realitetit të jetës familjare, stresi duket se është një nga vrasësit më të mëdhënjë. transmeton vizioni.info

Sipas një sondazhi të fundit 2,066 të rritur në Mbretërinë e Bashkuar thonë se stresi i jetesës moderne po kushton shumë për jetën e tyre seksuale

Seksi gjithashtu mund të ndikohet pra nga stresi, duke u bërë më pak të ngjarë të dëshironi të jeni intim me një partner

Denise Knowles një këshilltare dhe terapiste seksi, thotë se në klientët e saj sheh shpesh të cilët janë aq të zënë duke marrë përgjegjësi të shumta, sa seksi ka zvogëluar rendin e ditës së tyre.

Për të shijuar seksin është e rëndësishme të qetësoheni, gjë që mund të jetë e vështirë nëse jeni të zënë me shumë gjëra tjera që kërkojnë vëmendjen tuaj,presioni për të bërë seks kur jeni më pak të interesuar mund të rritet kur partneri i juaj duket se dëshiron të bëjë seks më shumë sesa ju.

Sipas Knowles mënyra më e mirë është për të bërë ndryshime të mëdha në jetën e përditshme, por nëse nuk keni kohë për të bërë ndryshim, ka ushtrime të thjeshta të frymëmarrjes që mund të bëni,ose mund të kërkoni një meditim një minutë në telefonin tuaj.

Për më tepër, stresi shpesh ndikon në cilësinë e gjumit dhe lodhja është një tjetër parandalues seksi, për të kaluar këtë sfidë ajo sugjeron të planifikoni datat e seksit me partnerin tuaj

“Kur e lini kohën mënjanë dhe kaloni pak kohë cilësore me partnerint tuaj, pasioni përfundimisht do të kthehet” shtoi ajo

Në përgjithësi gjitha këshilltarët e seksit thonë se meditimi mund të rrisë ndjenjën e qetësisë e që mund të ju lejojë të largoni stresin , më pas do ju krijohet një mundësi më e mirë të keni intimitet me partnerin tuaj./vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

Bayern Munich nuk e përdor të drejtën e blerjes për Coutinhon

Read Next

Kisha bëhet xhami për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani