Stoltenberg: Takimi në Shtëpinë e Bardhë hapi i parë drejt marrëveshjes së mundshme mes Beogradit dhe Prishtinës

Jens Stoltenberg sekretari gjeneral i Aleancës së NATO-së vlerësoi se takimi  pasues mes Thaçit dhe Vuçiqit në Shtëpinë e Bardhë “është hapi i parë drejtë marrëveshjes së mundshme” , shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”.

“Vuçiq dhe Thaçi ndoshta kësaj radhe do të përcaktohen për gjetjen e zgjidhjes së përbashkët përfundimtare politike” tha Stoltenberg për Zërin  e Amerikës.

Ai përkujtoi në angazhimin shumëvjeçar të NATO-së në hapësirën e gjerë të Ballkanit, duke filluar nga “ndalimi i dy luftërave në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë, ku misioni i KFOR-it po vazhdon qe dy dekada” tha ai.

Mungesa e BE në bisedimet e Uashingtonit nuk është ndonjë problem për NATO-në.

”I ofrojmë mbështetje dialogut në organizim të Unionit dhe përpjekjeve tjera në drejtim të ofrimit mes Beogradit dhe Prishtinës. Jam fuqishëm i bindur se ShBA dhe BE dinë të koordinohen në përpjekjet e tyre në këtë fushë” tha Stoltenberg.

Ai shtoi se “askush nuk ka të drejtë të diktoj zgjidhje” dhe se “vetëm Prishtina e Beogradi mund të prodhojnë përfundimin që duan”.

“Askush nga jashtë nuk mundet as nuk do të imponohet Roli i ShBA dhe BE ka të bëjë në ofrimin e mbështetjes procesit të pranuar edhe të ndërsjellë, që mund të sjell tek zgjidhja” tha Stoltenberg për VOA.

Ardian H

Read Previous

Diplomati i njohur e quan bombë lajmin për aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit

Read Next

Isa Mustafa reagon pas lajmit nga Haga: Luftëtarët e UÇK’së luftuan për ta mbrojtur popullin