STOLTENBERG: MAQEDONIA E VERIUT PËR DISA JAVË NË NATO

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg ka deklaruar në Zagreb se Maqedonia e Veriut për disa javë do të jetë anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike.

“E përshëndesim faktin që Kroacia ishte avokuesja e fortë i politikës së dyerve të hapura të NATO-s”, ka thënë Stoltenberg për gazetarë në Zagreb pas takimit me presidentin e Kroacisë Zoran Millanoviq.

Millanoviq ka thënë se me Stoltenbergun ka biseduar për situatën në botë, rajon, Siri, për problemin e migrantëve, por para se gjithash për praninë, punën dhe pjesëmarrjen e njësiteve kroate në mision në Afganistan.

“Kur është fjala për misionin në Afganistan, dhe nën dritën e marrëveshjes dhe kontratës në mes të SHBA dhe talibanëve, Kroacia do të shikojë se çfarë po ndodhë dhe ngadalë por sigurisht, do të tërhiqet nga ky mision”, ka thënë Millanoviq.

Stoltenberg, i cili në Zagreb po merr pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së BE për gjendjen në Siri dhe në kufirin greko-turk, ka thënë se NATO vlerëson se si t’i ndihmojë anëtares së saj Turqisë e cila në veri të Sirisë po përleshet me forcat siriane dhe ruse.

“Në mënyrë të vazhdueshme e vlerësojnë situatën dhe i ofrojmë përkrahje Turqisë. Turqia kufizohet me Irakun dhe Sirinë dhe asnjë aleate nuk ka vuajtur dhe nuk është kapluar me aq dhunë sikur Turqia”, ka thënë ai.

Stoltenberg ka thënë se në Turqi tashmë janë vendosur sistemet kundër raketore Patriot nga Spanja, dhe aeroplanët AWACS po patrullojnë në qiell dhe se anijet e NATO-s po hyjnë nëpër portet turke”, transmeton Hina./Insajderi.com.

Roland Mullaavda

Read Previous

Vdes ish-shefi i OKB-së

Read Next

Arrestohet i riu , ishte në kërkim për drogë