Statuja e Krishtit në Brazil ndriçohet me flamujt e vendeve të prekura nga coronavirusi

Statuja e njohur e Krishtit në Brazil u ndriçua me flamuj të vendeve të botës, që janë infektuar nga coronavirusi.

Në statujën gjigante të Jezu Krishtit janë shfaqur gjithashtu edhe imazhe të fjalëve, që paraqesin lutjet në gjuhë të ndryshme të botës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, këtë javë qeveria e Brazilit njoftoi se monumenti do të mbyllet për vizitorët për të paktën një javë.

Statuja është një destinacion i popullarizuar për turistët që janë në kërkim të pamjeve të mrekullueshme të qytetit.

Brazili ka konfirmuar 621 raste të coronavirusit sipas të dhënave të John Hopkins, andaj Ministri i Shëndetësisë, Luiz Henrique Mandetta ka paralajmëruar se virusi po përhapet “masivisht” në pjesën më të madhe të vendit.

Siç është raportuar më parë, Presidenti Brazilian Jair Bolsonaro, e kishte quajtur kërcënimin e virusit të ekzagjeruar, ndërsa ditë më parë ka rezultuar pozitiv me coronavirus. /Telegrafi/

0 Reviews

Write a Review

Ardiana K

Read Previous

Pronari i lokalit në Prizren, nuk i përfilli masat e qeverisë kundër koronavirusit

Read Next

Gjakovari e rrah motrën, e bën për spital