Spektakël në Bundesliga në ndeshjen Hertha Berlin vs Union Berlin

Java e dytë pas rikthimit në aksion të Bundesligës, ka nisur siç është më së miri.

Hertha Berlin dhe Union Berlin u përballen në kuadër të xhiros së 27-të, vetëm e dyta pas rikthimit për shkak të COVID-19.

Pjesa e parë u mbyllë 0-0 dhe me këtë u mendua se pjesa e dytë gjithashtu do të jetë e barabartë dhe se fituesi do të vendosej nga disa detaje.

Por, ndodhi e papritur në 45 minutat e pjesës së dytë.

Fillimisht vendasit shënuan dy herë brenda një minute, Vedad Ibisevic në minutën e 51’ dhe Dodi Lukebakio në atë të 52’ shënuan për 2-0.

Disa minuta më vonë, në atë të 61′ Matheus Cunha realizoi për 3-0 dhe në minutën e 77’ Dedryck Boyata shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0.

Pas kësaj fitore, Hertha ka hyrë në top dhjetë me 34 pikë, kurse Union renditet i 12-ti me 30 pikë. /Gazeta Express/

Ardian H

Read Previous

Familja e gazetarit saudit fal vrasësit

Read Next

Ministrja Bajrami tregon si do të bëhet testimi dhe notimi i nxënësve