Specialja heziton të tregojë nëse Thaçi është intervistuar ndonjëherë

Zyra e Prokurorit të Specializuar ua ka paraqitur Dhomave të Specializuara të Kosovës një aktakuzë ku presidenti, Hashim Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Christopher Bennett nga Zyra e Prokurorit të Specializuar ka refuzuar të tregojë nëse presidenti Thaçi është intervistuar ndonjëherë nga Gjykata Speciale.

“Ne nuk japim informacione për individët që ju po kërkoni”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për Gazetën Sinjali.

Ndërsa Dhomat e Specializuara thanë se kjo është përgjegjësi e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë dy institucione të ndara. Çfarëdo që ka të bëjë me hetimet bie në përgjegjësi të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, kështu që ne nuk jemi në gjendje t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja”, thuhet në përgjigjen e Shefes e Njësisë për Informim dhe Komunikim me Publikun në Dhomat e Specializuara, Angela Griep.

Presidenti Thaçi vazhdimisht kishte deklaruar se nuk është intervistuar nga Gjykata Speciale dhe se nuk e sheh të arsyeshme dorëheqjen edhe në rast se ftohet për intervistim.

“Unë evlia nuk jam me e ditë nëse kam me u intervistu, nëse më vjen ftesa i përgjigjem pozitivisht edhe unë. As ndërmend se kom, pse me dhanë doreheqje…Do t’i përgjigjem pozitivisht, dorëheqje nuk jap”, kishte deklaruar Thaçi.

Ardian H

Read Previous

Inter 3-3 Sassuolo, notat e lojtarëve

Read Next

Zeka: Sot kam pirë kafe me Thaçin, nuk e ka ditur se do të publikohej aktakuzë ndaj tij