Spanja ka regjistruar numrin më të madh të rasteve me koronavirus që tri javë

Spanja ka regjistruar 196 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas autoriteteve kjo është shifra më e lartë që nga data 3 qershor.

Rafael Manuel Ortí Lucas, president i Shoqatës Spanjolle të Mjekësisë Parandaluese tha se “pjesërisht kjo ishte e parashikueshme, por ajo që na shqetëson është komuniteti që nuk i kushton vëmendje masave të sigurisë”.

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të infektuarve në Spanjë është 247.086 për një total viktimash prej 28.327 personash.

Ardian H

Read Previous

Në Gjilan inaugurohet shtatorja e heroit të kombit, Abdullah Tahiri

Read Next

Prishtina e Ballkani në avantazh pas pjesës së parë, s’ka gola në Drenas