Lajme 

S’ka marrëveshje për bashkëqeverisje, këto janë hapat që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike të Kosovës nuk kanë arritur që të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëqeverisje.

Pas shumë takimesh, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk kanë arritur marrëveshje për bashkëqeverisje.

Këtë e ka konfirmuar vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, përmes një videoje të publikuar në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, raporton lajmi.net.

Në këtë video, Kurti ka treguar në detaje se çka dhe çfarë i kanë ofruar LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Por, të enjten, më 26 dhjetor është edhe seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit të Kosovës, këto janë procedurat për konstituimin e kuvendit dhe qeverisë.

Pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, presidenti i vendit duhet të thërrasë seancën e konstituimit të kuvendit brenda 30 ditëve pas shpalljes së zgjedhjeve.

Nëse presidenti nuk e bënë këtë, seanca mund të thirret nga vet Kuvendit.

Hapi i tretë: Në seancën konstituive, konfirmohen (verifikohen) mandatet e deputetëve. Kjo seancë konstituive udhëhiqet nga deputeti më i vjetër me ndihmën e deputetit më të ri sipas moshës.

Hapi i katërt: Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe nënkryetarëve të tij, raporton lajmi.net.

Kryetari i kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të kuvendit.

Po ashtu sipas rregullores, me shumicën  e votave zgjedhën edhe tre nënkryetarët të propozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare dhe dy nënkryetarë që përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë në kuvend.

Ndërkaq, pas konstituimit të kuvendit, edhe formimi i qeverisë kalon përmes disa procedurave, raporton më tutje lajmi.net.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, pas konstituimit të kuvendit, presidenti i propozon kuvendit një kandidat për kryeministër. Propozimi për kandidatin për kryeministër bëhet në konsultim me subjektin politik që ka fituar më së shumti ulëse në kuvend.

Hapi i dytë për formimin e qeverisë është: Kandidati i propozuar për kryeministër, duhet ta paraqes përbërjen e kabinetit të tij qeverisës para Kuvendit të Kosovës brenda 15 ditësh pas emërimit. Dhe në këtë mënyrë, qeveria konsiderohet e zgjedhur në rast se merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Por skenari tjetër, apo hapi i tretë në bazë të kushtetutës është: Nëse përbërja e propozuar e qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti obligohet që brenda 10 ditës të emërojë një kandidat tjetër sipas së njëjtës procedur. Mirëpo, në rast kur përbërja e qeverisë nuk merr vota të  mjaftueshme, atëherë presidenti i shpall zgjedhjet.

Pas dështimit të votimit të qeverisë dhe pas shpalljes së zgjedhjeve nga presidenti i vendit, zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga dita e shpalljes së tyre.

Duhet theksuar se nëse Vetëvendosje dhe LDK nuk arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje, atëherë vendi rrezikon të shkojë përsëri në zgjedhje.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial