S’ka kuorum, Veseli-Berishës: Bashkoju opozitës, rrëzojeni Qeverinë

Kuvendi nuk e ka vazhduar seancën në orën e paraparë për shkak të mungesës së kuorumit, ndërsa Kadri Veseli i ka thënë deputetit të Nismës, Zafir Berisha, se mund t’i bashkohet opozitës për ta rrëzuar Qeverinë.

Kuvendi ka shkuar në 15 minuta pauzë pasi nuk pati kuorum për të mbajtur seancë pas bojkotit të deputetëve të Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Kreu i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojë që individë të caktuar ta përcaktojnë rrjedhën e punës në Kuvend.

Ndërsa, Veseli i tha deputetit të Nismës, Zafir Berisha, që është i lirë që t’i bashkohet opozitës për t’i bërë votat e mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë.

Nuk dihet se çfarë i tha Berisha Veselit nga ulësja e tij, por kryeparlamentari ka përmendur deklaratat e deputetëve të VV-së se u duhen edhe 4 vota për rrëzimin e Qeverisë. Por, sipas Veselit, as opozita nuk po duan të shkojnë në zgjedhje.

Gazetari

Read Previous

Deputetja Haxhiu: Veseli deshi shtyrjen e debatit për shndërrimin e FSK-së në ushtri, opozita e kundërshtoi

Read Next

Ky është i riu që humbi jetën në aksident trafiku