Lajme Vend 

Sindikatat e Telekomit dhe KEK-ut paralajmëruan grevë, nëse fillon zbatimi i Ligjit për Paga

Që nga 1 dhjetori, punëtorët e sektorit publik do të paguhen sipas Ligjit të ri për Pagat. Mirëpo, ky ligj për punëtorët e ndërmarrjeve publike shihet si diskriminues.

Lamih Balaj nga Sindikata e Telekomit thotë që ata e kundërshtojnë vetëm nenin 27 të këtij ligji, raporton KTV.

Kjo, pasi që pagat në Telekom, ai thotë se nuk duhet të rregullohen me këtë ligj.

Punëtorët e Telekomit nuk janë të vetmit që po e kundërshtojnë rregullimin e pagave për ndërmarrjet publike nga ligji i ri.

Sindikata e KEK-ut vlerëson se nuk mund ta pranojnë një ligj të tillë, për shkak të punës së vështirë që e bëjnë.

Këta të fundit thonë se po presin që Bordi Drejtues i kësaj ndërmarrjeje të marrë vendim, nëse do të zbatohet Ligji i Pagave edhe për punëtorët e KEK-ut.

KTV-ja, gjatë të premtes nuk ka marrë përgjigje nga Bordi i KEK-ut lidhur me këtë çështje. Të dyja sindikatat bashkë me grupe të tjera të punëtorëve, kanë bërë kërkesë tek Avokati i Popullit që të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese ligjin për pagat.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka treguar për televizionin se janë në fund të shqyrtimit të kërkesave dhe se së shpejti do ta dërgojnë edhe në Kushtetuese.

Përmes telefonit, Jashari ka thënë që janë 30 organizata të punëtorëve të sektorit publik që kanë parashtruar ankesa për diskriminim nga Ligji për Pagat.

Ndërkaq, një muaj më parë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik përmes një e-mail i kishte informuar ndërmarrje publike se deri në dhjetor, duhet ta bëjnë riorganizimin siç e kërkon Ligji i Pagave.

Sipas këtij ligji, koeficienti i pagave në këto institucione sillet nga 1 deri në 7.

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial