Si shlyhen mëkatet, qofshin ato edhe sa shkuma e detit?

Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) tregon se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Kush e lartëson Allahun me tesbih ( me fjalën SubhanAllah) pas çdo namazi tridhjetë e tri herë, e falenderon Atë (me fjalën elhamdulilah) tridhjetë e tri herë dhe e madhëron (me fjalën Allahu Ekber) tridhjetë e tri herë, e të gjitha këto bëjnë nëntëdhjetë e nëntë dhe thotë në të njëqindtën herë: ‘la Ilahe il-lAllahu uahdehu la sherike leh, lehul mulku ue lehul hamdu ue huue ala kuli shej’in kadir’, do t’i falen mëkatet, qofshin edhe sa shkuma e detit.” (Muslimi)Prej Ebu Hurejrës gjithashtu transmetohet se i Dërguari i Allahut (alejhi selam) ka thënë: “Kush thotë kur të gdhijë në mëngjes dhe kur të ngryset në mbrëmje njëqind herë: “SubhanAllahi ue bihamdihi”, do t’i falen mëkatet, qofshin ato edhe më tepër se shkuma e detit.” (Hakimi, sahih)

Gazetari

Read Previous

Sefe Duraj Publikon Projektin Me Të Ri “1000 Zemra” (Video)

Read Next

Halil Kastrati rrëfen për sëmundjen e djalit, një person i ofron veshkën