Si në filma/ Gangsteri inskenon vdekjen për t’i shpëtuar mafias shqiptare

Kjo histori është cilësuar nga mediat belge dhe holandeze si e denjë për trillerat e Netflix-it.

Një nga emrat më të njohur të botës së krimit në Antverp të Belgjikës, Gabriel C., i njohur me pseudonimin ‘Gishtat e gjatë’, inskenoi vdekjen e tij për të shpëtuar nga hakmarrja e mafias shqiptare, raporton gazeta belge Nieuws Blad.

32-vjeçari kishte bërë gjithçka të dukej si i vdekur, duke nisur që nga plagët e shumta në trup e deri tek mbishkrimi në gjoks: Hajdut.

Por pas hetimeve u zbulua se gjithçka ishte një inskenim i përgatitur nga një artist profesional makijazhi. Edhe në tetor të këtij viti, Gabriel C. inskenoi vdekjen e tij, duke përhapur një certifikatë nga policia e Gambias, ku thuhej se ai është mbytur në një liqen.

Mediat thonë se ai del në publik vazhdimisht me paruke pasi druhet nga një luftë që ka ndezur në qytetin e Antverpës.

Sipas portalit 7sur7, ai mendohet se i ka vjedhur një sasi të konsiderueshme kokaine mafias shqiptare. Në total flitet për të paktën 1500 kg kokainë.

Fillimisht u tha se droga ishte sekuestruar nga autoritetet doganore. Por kur shqiptarët panë se droga po qarkullonte në treg, për shkak se ajo kishte një logo të veçantë, e kuptuan që ishin mashtruar.

Sipas 7sur7, urdhri për ekzekutimin e tradhtarit u dha menjëherë dhe prej atëherë, kanë ndodhur një seri sulmesh. Në banesën e prindërve të Gabriel C. është hedhur një granatë.

Ndërkohë dhëndri i tij u qëllua me pumb në stomak një ditë më pas. Hakmarrja vazhdoi edhe më vonë kur u hodhën dy granata në një bllok apartamentesh ku mendohet se fshihej Gabriel C.

Gazetari

Read Previous

Furrtari nga Hasi shqyen pasaportën me gjithë vizë, thotë se nuk shkon më në gurbet

Read Next

Rita Ora vë në pah linjat duke pozuar në shtrat