Si ndodhi aksidenti i familjes Sadiku nga Suhareka

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot në orën 13:21 minuta mf magjistralen Suharekë-Duhëll.

Nga aksidenti në fjalë humbën jetën pesë persona, në mesin e tyre tre fëmijë.

Aksidenti ndodhi në mes një veturë të tipit BMW dhe një autobusi, linjë e cila niset nga Prishtina për Prizren dhe anasjelltas.

Ndërkohë Indeksonline ka kontaktuar menaxherin e kompanisë ‘Bress Tours’ Fikrim Salihun.

Salihu me këtë rast ka deklaruar se autobusi i kompanisë së tyre ka qenë në rregull, pra jo në shpejtësi.

“Aksidenti ka ndodhur nga mos përshtatja e shpejtësisë së veturës, pra ka ardh me shpejtësi në drejtim të autobusit. Nuk është përshtat shpejtësia, ka rrëshqit vetura edhe ka shku u aksidentu tek autobusi i cili ka qenë në rrugë të vetën. Këtë gjë e ka konfirmu edhe policia, që autobusi ka qenë krejt në rregull”, ka thënë Salihu.

Gjithashtu ai në emër të kompanisë u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimave nga ky aksident.

“Neve na vjen shumë keq për familjen, I shprehim shumë ngushëllime. Sinqerisht na vie shumë keq”, ka thënë Salihu.

Ndryshe në bazë të burimeve të Indeksonline, viktimat e këtij aksidenti janë nga fshati ‘Sopi’ të komunës së Suharekës.

Gazetari

Read Previous

nje tjeter Aksident trafiku me fatalitet në Ferizaj

Read Next

Kosova e rrit furnizimin me produkte nga Serbia në krahasim me vitin e kaluar