Islam 

Si duhet të shpëtojë nga gjynahet e shumta

Një njeri bëri një gjynah të cilin e kujton vazhdimisht, në çdo orë, derisa gjendja e tij shpirtërore u rëndua dhe jeta iu errësua. Me çfarë e këshilloni njeriun e tillë?

Përgjigjja: I them atij; mos e humb shpresën nga mëshira e Allahut, sepse Allahu e pranon pendimin e të devotshmëve. Nëse pendohesh, ndjen keqardhje për gjynahun dhe e përmisove bindjen tënde ndaj Zotit, atëherë Allahu do të ta pranojë ty pendimin, sado të mëdha qofshin gjynahet e tua. A nuk e di se pendimi nga (mohimi) është i pranuar dhe se pendimi e fshin çdo gjynah të mëparshëm!Kujdes mos u bëj nga shpresëhumburit dhe pesimistët, sepse kjo është gjendje e përçmuar! Vepra e mirë e fton njeriun në një tjetër vepër të mirë dhe devotshmëria në devotshmëri, po ashtu edhe gjynahu e fton njeriun në një tjetër gjynah, nëse nuk pendohet tek Allahu dhe kërkon falje prej Tij.
Allahu ju ruajtë dhe ju dhëntë sukses!

Të fundit nga kategoria

Leave a Comment

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial