Si Do Te Hyjë Në Xhenet Ai Që Ka Tre Vajza?

Transmetohet nga Xhabiri, radijAllahu anhu, se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ” Kush i posedon tre vajza dhe është i butë ndaj tyre, i furnizon ato, i edukon ato dhe i marton ato, do t’i bëhet atij obligim hyrja në Xhenet.E pyetën njerzit; O i dërguar i Allahut! E nëse i ka dikush vetëm dy vajza?
Pejgamberi alejhi selam, tha: Po, kjo vlen edhe për atë i cili posedon vetëm dy vajza.
Disa njerëz thanë; Sigurisht se po ta pyesnim edhe për atë që posedon vetëm një vajzë, i dërguari i Allahut do të thonte, se kjo gjë vlen edhe për atë i cili posedon edhe vetëm një vajzë.”Ahmedi më zingjir të mirë të transmetimit Bezari, Taberani në: mu’xhemul Eusat. Hakimi thotë se hadithi është sahih. Albani thotë se hadithi është sahih ligajrihi

Gazetari

Read Previous

Profeti – Alejhi Selam – Na Ka Urdhëruar Të Bëjmë Shtatë Gjëra Dhe Na Ka Ndaluar Shtatë Të Tjera

Read Next

Cila Është Urtësia E Ndalimit Të Mbajtjes Së Arit Për Meshkuj?…