Si do të festojnë besimtarët musliman Bajramin

Si vendet e tjera muslimane, Turqia po përgaditet për Bajram të nënshtruar duke pasur parasysh që pjesa më e madhe e vendit do të jetë akoma nën mbyllje për shkak të pandemisë

Turqia është një vend që është mësuar me festimet entuziaste për Bajram, të karakterizuara me tubime të mëdha familjare, një ritual që daton që nga koha Osmane

Në vitet e mëparshme, në një gjendje normale, qasja ndaj Bajramit i bënte njerëzit të udhëtojnë kudo në vend për të takuar familjarët e tyre e që të festonin të gjithë së bashku

Zakonisht të ishte një normalitet si më parë, tregjet do të ishin të mbushur me prindër e fëmijë të lumtur, dhe njerëz që do kënaqëshin me blerjet e tyre për Bajram, por kësaj here për shkak të pandemisë nuk do të jetë e njejta gjë, edhe pse dyqanet do të jenë të hapura por me sa më pak njerëz dhe me shumë klientë të maskuar

Një autor akademik në Universitetin Yozgat Bozok i quajtur Kamil Buyuker, tha “Ne kemi kaluar përmes një Ramazani të jashtëzakonshëm, pandemia ka krijuar gjëra të reja dhe atmosfera e trishtë e Bajramit do të jetë një nga normat tona të reja”. transmeton vizioni.info

Aktualisht Buyuker jeton me prindërit në Anadoll të Turqisë, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij jetojnë në Stamboll

Ai tha se “do të ndjejë diçka të dashur që më mungon në këtë bajram”

Por edhe ky si të tjerët do të ju drejtohet mundësisë së krijuar të teknologjisë për të shkëmbyer përshëndetjet e Bajramit përmes kamerës me familajrët dhe me më të dashurit e tjerë.

Në Turqi, si disa vende tjera muslimane, lutjet e Bajramit janë anuluar në të gjithë vendin, siç ka qenë rasti i lutjeve të së Premtes që nga marsi

Buyuker ish imam, i cili ka qenë edhe pjesë e drejtorisë së qështjeve fetare në Turqi, tha se ” Që nga koha e Profetit Muhamed, ne nuk kemi pasur asnjë kohë që muslimanët nuk mund të praktikojnë lutjet e së Premtës dhe të Bajramit, të cilat duhet të mbahen me xhemat”.

Thelbi i këtyre lutjeve varet nga natyra e tyre me xhemat, por feja Islame i jep përparësi shëndetit, i cili përcakton shkallën e një jete të denjë njerëzore” theksoi Buyuker.

Një Bajram i trishtuar

Edhe pse disa janë stoikë, mungesa e ndërverpimeve sociale në Bajram ende i bën shumë njerëz të pakënaqur

Ilhan Azakli, një 48 vjeçar tha se është e vështirë të mos mundësh të përqafosh familjarët e tu sidomos në këtë festë të madhe për muslimanët , duke shtuar “Ne jemi një komb emocional, ne na pëlqen të përqafojmë njëri tjetrin jo vetëm gjatë Bajramit,por edhe gjatë gjithë kohës, por kjo pandemi ka ndarë njerëzit nga njëri tjetri duke prishur ekuilibrin tonë të përgjithshëm psikologjik”.

Ashtu si Buyuker, edhe Azakli do të përdorë gjithashtu video thirrje për të shkëmbyer përshëndetjet e Bajramit me prindërit e tij të cilët jetojnë në provincën e Ordu të Detit të Zi të Turqisë

Por disa njerëz të tjerë po del të jenë më shpikës për idenë e përshëndetjes së Bajramit

Në provincën Lindore të Agri së Turqisë, një grup studentësh befasuan mësuesin e tyre, duke vizituar atë pak para Bajramit, për të shkëmbyer përshëndetjet e kësaj feste, e ky veprim i rrëzon rregullat e bllokimit të Bajramit

Mësuesi i pyeti ata se pse erdhën në shtëpinë e tij, ata i thanë sepse do të ketë një shtetrrethim në Bajram, dhe se ata donin të shkonin më herët tek mësuesi i tyre për të shkëmbyer përshëndetjet e Bajramit, tha Alperen, i cili është me origjinë po nga Agri i Turqisë.

Shumë njerëz janë në kundërshtim me masat e rrepta për festën e Bajramit, ku po shprehen shumë të palumtur dhe të trishtuar se si kjo festë po kalon nën mbyllje dhe në pamundësi për të bërë përshëndetjet e zakonshme të festës me familjarët e tyre./vizioni.info

Vizioni Info

Read Previous

Në prag të festës së Bajramit, Halil Kastrati i dhuron një banesë veteranit nga Skënderaj

Read Next

Kaq i kushtuan Komunës së Prishtinës 1 milion lule dhe 5 mijë fidane